18 Qershor 2018

Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell

Prishtinë, 10 mars - Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sipas të cilit në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell, vende – vende me mjegull dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë tipike pranverore nga 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2018  - Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të tretë të konferencës ndërkombtare të Universitetit të Prishtinës - UPISC. (Hotel 'Amazona', ora 9:00)

- Instituti Pedagogjik i Kosovës mban konferencën për media lidhur me publikimin e raportit të studimit “Përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”.  (Hotel 'Sirius', ora  9:30)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë organizojn simpoziumin shkencor “Vlera dhe ardhmëri të hardhisë dhe verës Vranç”. (Objekti i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Rr. “Xhelal Hajta – Toni” Nr. 486, në Rahovec ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Drejtori i Inspeksionit nga Komuna e Gjilanit, Nevzad Rushiti mban konferencë me gazetarë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 11:00)