20 Prill 2024

Gjatë vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu

Prishtinë, 16 dhjetor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi deri 8m/s (të shtunen).

Të dielen vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriu të cilat do të karakterizojnë një mot të vranët dhe me reshje shiu e bore.

 Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)