19 Nëntor 2019

Gjatë kësaj jave rriten temperaturat dhe priten reshje shiu

Prishtinë, 4 nëntor - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike.

Dita e hënë vijon të mbetet e paqëndrueshme, me vranësira të dendura dhe reshje shiu të karakterit lokal.

Të martën sërish priten temperatura të larta, por që nuk do të zgjasin shumë, pasi që të mërkurën vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura, të cilat me vete bartin sasi të konsiderueshme të shiut.

Reshje të herë pas hershme priten të vazhdojnë deri të premten, ku më tej intensiteti i tyre do të bie përjashtuar zona të kufizuara, ku mund të ketë vetëm riga të dobëta.

Sa i përket temperaturave, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.

Gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit era do ta mbajë drejtimin e jugut dhe jugperëndimit, ku shpejtësia maksimale e saj mund të arrijë deri 18m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 nëntor 2019

- Ambasada e Finlandës, UBT dhe UNDP organizojnë bashkërisht konferencën “Towards Small Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”. (Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në konferencën “Small-Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”, organizuar nga ambasada e Finlandës në Prishtinë në bashkëpunim me UBT. (Magjistralja Prishtinë - Lipjan, kampusi i UBT-së, ora 9:00)

- Me rastin e shënimit të 20 nëntorit - Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, Komuna e Gjilanit organizon vizitë nga Asambleja e Fëmijëve në tri shkollat fillore: Selami Hallaqi, Thimi Mitko, Rexhep Elmazi për nder të Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. (Objektete e shkollave, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve hap dyert për fëmijët, prindërit dhe të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë ambientet e KOMF për të biseduar bashkë për të drejtat e fëmijëve. (Zyret e KOMF, ora 10:00)

- Fillon punimet Kongresi i parë ndërkombëtarë për trajtimin e hershëm të infarktit të miokardit. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa i Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Zyra e UNICEF-it në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Shtëpinë e Evropës në Kosovë organizojn aktivitetin kryesor për shënimin e 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00) 

- OQJ Integra organizon publikimin e raportit “Instituti i Vetizoluar - Vlerësim i Shoqërisë Civile për Institutin Albanologjik të Prishtinës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Fëmijët e çerdhës "Dardania" në Gjilan dhurojnë 120 pako dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta. (Gjilan, ora 11:00) 

- Mbahen aktivitete argëtuese për fëmijët e zgjedhur nga Handikos, Asambleja e Fëmijëve, fëmijët nga komunitetet si dhe nga shkollat SHFMU, Gjilan mbështetur nga 'Albanica' dhe 'Kimi'. (Gjilan, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon program nga Qendra e Vallëzimit Modern “Dancing House” Vallëzim Modern, Balet dhe Popullore. (Teatri i Qytetit, Gjilan ora 15:00)

- Qendra Multimedia shfaq "Pesë stinet e armikut te popullit" me regji të Blerta Nezirajt. (Teatri "Bekim Fehmiu" në Prizren, ora 20:00)