19 Prill 2024

Gjatë kësaj jave parashihen reshje debore dhe temperatura të ulëta

Prishtinë, 7 mars - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se mot i paqëndrueshëm do të vazhdoj të mbajë edhe gjatë kësaj jave të parafundit të stinës së dimrit.

Ndërsa sipas IHK-së masat e lagështa të ajrit do të mbeten prezent edhe gjatë ditëve vijuese, duke krijuar kushte për reshje të dobëta bore në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë, me ditët e fundit.

Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica të dobëta, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.

IHK thekson se gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

Kushtet biometeorologjike janë shumë të favorshme, sepse këto reshje kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha sferat e jetës, si në shëndet, mbushjen e liqeneve akumuluese, krijimin e rezervave të ujit për fushën e bujqësisë dhe gjithsesi ky mot ka ndikuar pozitivisht edhe në cilësinë e ajrit, pasi që parametri i presionit është nën vlerat e normales dhe prezenca e erës me intensitet të ndryshueshëm ishte kudo.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)