19 Janar 2022

Gjatë kësaj jave parashihen reshje bore, mjegullë dhe ngrica

Prishtinë, 6 dhjetor - Në parashikimin e motit për ketë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se parashihet një javë kryesisht më dinamike.

Sot gjatë ditës sipas IHK-së do të ketë reshje shiu të cilat gjatë natës do të shndërrohen në borë.

Edhe dita e martë parashihet me reshje kryesisht borë. Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të biejnë dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat.

Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion. Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje por të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik.

Kurse sa i përket asaj se a do të kemi borë apo jo në ndërrimin e vitit, IHMK do të ju njoftoj 6-7 ditë më herët, sepse në javën e 4 të këtij muaji hyjmë zyrtarisht në stinën e dimrit astronomik dhe parametrat meteorologjik do të na japin një pasqyrë më reale dhe më të saktë për situatën sinoptike për vitë të ri.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 janar 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e Drejta Banesore, shqyrton raportin e grupit punues në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes së Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media në të cilën do të prezantohet analiza me titull “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: problemet juridike të Projektligjit aktual”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft raportin e monitorimit të Ligjit për Shëndetin Mendor dhe diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. . (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike inicon procedurat lidhur me auditimin e raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
 
- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- The British School of Kosova organizon shfaqjen edukativo - arsimore për fëmije  "Mushkonjat dhe Princi". (Teatri "Faruk Begolli" në Kolegjin AAB, ora 11:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës mban ceremoninë e themelimit të 22 vjetorit të saj në të cilën do të marrin pjesë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtues nga odata ekonomike, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues nga organizatat e kontabilitetit. (Qendra e Shërbimit për Tatimpagues, ish-ndërtesa e Gërmisë, sheshi Skënderbeu, ora 14:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' hapet ekspozitë memoaresh e kujtimesh "Dhoma e Kadriut, Jusufit dhe Bardhoshit". (Muzeu Etnologjik i qyteti të Gjilanit, ora 16:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj tubim me qytetarë ku do të shpaloset Manifesti - dokumenti i parë i partisë. (Hotel Grand, ora 17:00)