28 Mars 2024

Gjatë kësaj jave moti parashihet me ngritjen e temperaturave maksimale

Prishtinë, 4 mars - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së fushat me presion të lartë atmosferik të cilat do të jenë prezent gjatë kësaj jave, do të ndikojnë dukshëm në ngritjen e temperaturave maksimale.

Kjo gjendje e qëndrueshme meteorologjike  sipas IHK-se do të vazhdoj gjatë gjithë javës, duke shënuar temperatura mbi vlerat e mesatareve për dekadën e parë të muajit që jemi.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugperëndimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)