20 Tetor 2019

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot i qetë dhe me vranësira të shpërndara

Prishtinë, 9 shtator - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë javës që do të vij do të mbajë mot i qetë dhe me vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëviz ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Në viset malore dhe për gjatë tyre, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 tetor 2019 - Oda e Mjekëve te Kosovës organizon ditën e dytë të kongresit dhe panairit të parë të Mjekësisë” (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kampionati ekipor në pingpong,  vazhdon më garat ekipore në superligën e femrave si dhe do të zhvillon ndeshjet e fundit në ligën e juniorëve. (Shkoll Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Sindikata e Policisë se Kosovës organizon Edicionin e 7-të i Lojërave sportive në shenjë respekti dhe përkujtimi për zyrtarët policor të rënë në kryerje të detyrës. (Palestra Sportive “Bashkim Selishta – Petriti”, Gjilan, ora 10:00)

- Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” mban akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së rektorit të UP-së, Ejup Statovci. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon protestën #RiseUp4Rojava në solidaritet me kurdët. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 13:00)

- Shoqata humanitare "Sytë kërkojn dritë" me seli në Lozanë të Zvicrrës organizon mbrëmje humanitare në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara. (Hotel OK në Prizren, ora 19:00)