22 Shtator 2019

Gjatë javës së ardhshme moti karakterizohet me një valë të nxehtit Afrikan

Prishtinë, 18 gusht - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se fushat me presion të lartë atmosferik të cilat e kanë përfshirë Ballkanin do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë javës së ardhshme, duke krijuar kushte edhe për një valë të nxehtit Afrikan.

Kjo situatë meteorologjik do të mundësoj një mot të qetë dhe me diell. Derisa nesër temperaturat maksimale do të arrijnë deri 29 gradë Celsius.

Java tjetër parashihet të regjistroj vlera të maksimaleve mbi 30 gradë Celsius, por jo edhe të larta siç ishin në ketë javë që po e kalojmë.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë për shkak të kthjellimeve dhe vlerave të larta të maksimaleve, kështu që kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për shtresën e popullatës që kanë ankesa nga sëmundjet e ndryshme kronike dhe kontakti direkt me diellin, nga ora 10-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)