05 Gusht 2020

Gazpromi rus në krizë, bie kërkesa dhe çmimi për gazin rus

Moskë, 17 janar - Fillim viti nuk nis mbarë për gjigantin energjetik rus, Gazprom, që është kompania më e madhe ruse.

Gazeta ruse 'The Moskow Times' ka shkruar se gjatë gjysmës së janarit Rusia ka pësuar rënie të eksportit të gazit me rreth 20%, trend i rënies që kishte filluar në vitin e kaluar për të vazhduar edhe në ketë fillim vit.

"Pos rënies së kërkesës për gaz kemi edhe rënie të çmimit të gazit, çmim i cili është më i ulëti në 15 vitet e fundit", thekson gazeta.

Rënia e kërkesës për gaz dhe çmimit ka ndikuar në zvogëlimin e fitimit të planifikuar neto nga shitja e gazit të Gazprom me rreth 45%.

Gazprom për momentin po mundohet që përmes shitjes së naftës të kompensoj humbjet e mëdha që ka pësuar nga shitja e gazit, por edhe tek shitja e naftës ka rënie të fitimit si pasoj e rënies së çmimit të naftës me rreth 18%, Brenda vitit.

Si pasoj e rënies së fitimeve të gjithmbarshme të Gazpromit, nga shitja e gazit dhe naftës, si dhe kompanive tjera energjetike ruse, kompani të cilat marrin pjesë me mbi 52% në eksportin e gjithmbarshëm rus, pritet që të hyrat buxhetore të Rusisë për vitin 2020 të jenë më të vogla.

Si pasoj e rënies së shitjes dhe fitimit Gazprom për vitin 2020 i ka zvogëluar investimet për rreth 16.5%, çka është njëherazi viti i dytë rresht që Gazprom i zvogëlon investimet e planifikuara.

Arsyet kryesore që kanë quar në rënien e çmimit të gazit rus kanë të bëjnë me qasjen e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për furnizimin e tregut evropian me gaz të lëngshëm, çka do të ndikoj që edhe gjatë vitit 2020 të mos kemi rritje të çmimit të gazit rus.

Në kuadër të kësaj SHBA ka edhe planin që  zvogëlonte varshmërin ndaj gazit rus, përmes projektit të depozitimit të gazit të lëngët në Terminalin e ishullit Kërka, në Kroaci.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe USAID-Programi për Drejtësi Komerciale do të mbajë forum virtual me temë 'Ekonomia gjatë pandemisë COVID-19. Si do të ndihmojë Gjykata Komerciale?'. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe diskuton lidhur me Raportin e Punës së Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurial të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Grupi i Aktorëve të Prishtinës mban konferencën për media e cila organizohet me rastin e adresimit të kërkesës se aktoreve në Drejtorinë e Kulturës në Komunën  e Prishtinës, për krijimin e trupës artistike të Teatrit të qytetit në Prishtinë. (Para Komunes te Prishtines, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton planin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:30 - Nisja për media nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00) - anulohet për shkak të kushteve atmosferike