24 Prill 2024

Gazprom nënshkroi në Serbi marrëveshje për furnizimet e gazit

Beograd,, 28 mars - Dje në Beograd Presidenti i SHA “Gazprom”, Aleksei Miller, nënshkroi dy kontrata për furnizimin e gazit rus në Serbi për një periudhë deri në vitin 2021.

Siç njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë së Rusisë, sipas këtyre marrëveshjeve Serbisë i garantohet furnizimi vjetor me gaz natyror deri në vëllimin 5 miliardë metra kub.

Përparësitë kryesore të marrëveshjeve janë mungesa e gjobave dhe mundësia e uljes së mëtejshme të kostos së gazit.

Para kësaj Aleksei Miller zhvilloi bisedime me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)