28 Mars 2024

“Gazprom” dhe “Naftogaz” nuk do të bashkohen

Kiev, 26 tetor - Kryeministri ukrainas Mikolla Azarov hodhi poshtë bashkimin e gjigantit energjetik rus “Gazprom”  dhe kompanisë shtetërore ukrainase të naftës “Naftogaz”, por e përshëndeti idenë për investime të përbashkëta në zhvillimin e burimeve të gazit, transmeton Ria Novosti.

Ideja për bashkimin e dy kompanive ishte ngritur në prill të këtij viti nga kryeministri rus Vlladimir Putin. Dy kompanitë bashkë do të punonin në burimet në rajonin Astrakan në jug të Rusisë dhe në rajonin Jamall në Arktikun rus.

Azarov sqaroi se bashkimi i të pamundshmes për shkak se me hapin e tillë në momentin kur kompanitë kanë kapitalizim jokompatibil është më shumë marrje përsipër sesa bashkim. Asnjë shtet që posedon një pronë të këtillë të vlefshme, siç është sistemi për transportin e gazit, nuk do të pajtohej me një bashkim të tillë”, sqaron Azarovi.

Drejtori ekzekutiv i “Gasprom”-it projektet e përbashkët i vlerësoi si hap i parë drejt konsolidimit të plotë. Rusia, sipas tij, do të kontribuonte me burimet e veta, derisa investimi i Ukrainës do të ishte sistemi i saj për transport të gazit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)