26 Prill 2024

“Gasprom” do të fitojë 24 miliardë dollarë në 2013

Moskë, 16 shkurt - Liberalizimi i tregut vendor i kompanisë shtetërore ruse të gazit “Gazprom” do t’i sjellë fitim shtesë prej 24 miliardë dollarëve gjatë periudhës prej vitit 2011 deri në vitin 2013, lajmëroi kompania, transmetoi Ria Novosti.

“Gazprom” pret që fitimi të jetë më i madh nga masa e përgjithshme e tatimit për ekstraksionin e mineraleve, e cila sivjet është rritur në 273 rubla për 1.000 metra kub, prej 147 në vitin 2006.

“Gazprom” shprehet se shkalla e rritjes do t’i rrisë pagesat në emër të tatimit për 1,6 miliardë sivjet dhe 4,3 miliardë dollarë gjatë periudhës 2012-2013.

Operacionet lokale të kompanisë gjithmonë kanë prodhuar humbje, me përjashtim të vitit 2009, i cili ishte i pari që solli profit në këtë sektor prej 70 miliardë rublave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)