19 Prill 2024

Gashi takoi ndihmësin e zëvendës sekretarit amerikan për mjedis

Prishtinë, 25 prill - Në konferencën që po mbahet në Stockholm të Suedisë për Zhvillim të Qëndrueshëm, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, sot,  është takuar me  ndihmësin e zëvendës sekretarit të shtetit amerikan për Mjedis dhe Oqeane, Lawrence Gumbiner.

Në këtë takim njoftues, Ministri Gashi dhe Z. Gumbiner biseduan rreth qëllimeve të kësaj konference, e cila është edhe pararendëse e konferencës së Rio+20, për implementimin e politikave botërore për zhvillim të qëndrueshëm.

Sa i përket Konferencës së Rios, Kosova është duke advokuar pjesëmarrjen e saj te përfaqësuesit e ndryshëm të cilët po marrin pjesë në këtë konferencë.

Gumbiner përmendi edhe mundësinë e ndihmës së shtetit amerikan për realizimin e projekteve të cilat kanë të bëjnë me uljen e kostos për prodhimin e energjisë alternative, duke pasur parasysh edhe qëllimin e Kosovës për uljen e prodhimit të energjisë nga thëngjilli.

Në ceremoninë e mbylljes së konferencës, në sesionin e veçantë të ministrave pjesëmarrës, mori pjesë edhe kryeministri Kinez Wen Jiabo.

Edhe në këtë konferencë Kosova është paraqitur pa fusnotë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)