26 Prill 2024

GAC shpërblen shkollat në garën mjedisore “Ëndrra ime ndaj mjedisit”

Prishtinë, 15 mars - Ndahen çmimet për shkollat fituese të garës nën tematikën "Ëndrra ime ndaj mjedisit", garë kjo e cila u zhvillua nga Green Art Center Prishtina në kuadër të bashkëpunimit me rrjetin SeeNet - South East Europe Network for Energy and Transport (SEENET) për përkrahje të zhvillimit të Programeve për Edukim Mjedisor.  

Duke dëgjuar mendimet dhe ëndrrat e fëmijëve, ne e kuptojmë se është e domosdoshme që ata të kenë një mjedis të sigurt ku ata ndjejnë dashuri si dhe lirinë për të jetuar e njohur botën ashtu siç duan! Fëmijët përmes tregimeve të tyre përrallore ndaj mjedisit, shprehën ëndrrat tyre duke dëshiruar mjedisin jetësorë ta kemi sa më të pastër.  

Kjo garë kishte për qëllim të aktivizojë dhe të rrisë vetëdijen e gjenaratave të reja dhe komunitetit për rëndësinë në zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor dhe ruajtjen e mjedisit jetik.  

Përmes një prononcimi menaxheri i projekteve i Green Art Center – Prishtina, Pajtim Kastrati tregon se bashkëpunimi ndërmjet GAC dhe SEENET ka filluar nga viti 2016, me te cilën në vazhdim do të zhvillojnë aktivitete dhe gara të ndryshme mjedisore në Kosovë.

Ai pohon që në këtë garë kanë marrë pjesë mbi 70 shkolla nga tërë territori i Republikës së Kosovës gjë e cila dëshmon se organizata ka një bashkëpunim mjaftë të mirë me shkollat e Kosovës. Përveq kësaj, ai shton që do të zhvillojnë edhe organizime tjera të garave mjedisore në bashkëpunim me SEENET.

Rrjeti i Evropës Juglindore mbi Burimet Natyrore, Energjinë dhe Transportin (SEENET) është një rrjet i OJQ-ve mjedisore për energji të qëndrueshme dhe transport në Evropën Juglindore. SEENET (Rrjeti i Evropës Juglindore për Energji dhe Transport) u themelua me qëllim të koordinimit të punës së OSHC-ve të avokimit në Perëndimin Rajoni i Ballkanit për çështjet e energjisë dhe transportit.

Duke shpresuar në bashkëpunim edhe në projektet tjera nxënësit u vlerësuan me ceritifikatë nga Green Art Center Prishtina. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)