19 Prill 2024

GAC certifikon 16 studentë në fushën e Menaxhimit të Mbeturinave

Prishtinë, 22 dhjetor - Edhe pse situatë pandemie studentët e Universitetit të Prishtinës në drejtimet inxhinjeri e mjedisit nga fakulteti teknik dhe ekologji e mbrojtje e mjedisit nga fakulteti i shkencave natyrore, u certifikuan në trajnimin e programit për ngritje të kapaciteteve në fushën e mjedisit si profesionist të së ardhmës!

Trajnimet e organizuara me studentë ishin të ndara në katër module mbi menaxhimin e mbeturinave në nivel lokal dhe rajonal dhe ekonominë qarkore.

Ojq Green Art Center Prishtina (GAC) mundësoi realizimin e këtyre trajnimeve në platformën online ku ishin pjesmarrës 16 studentë. Studentët përmes njohurive të marra gjatë trajnimit kuptuan më mirë sistemin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë, sfidat me të cilat ballafaqohet ky sektor si dhe potencialet në zbatimin e skemave të ndarjes së mbeturinave në burim duke përfshirë riciklimin dhe kompostmin.

Gjithashtu studentët morën njohuri mbi modelet e aplikmit dhe rëndësis së fushtave vetëdisjësuese dhe informuse në shkolla dhe komunitet sa i përket mbrojtjes së mjedisit, si dhe rolin dhe rëndësin e aplikimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë si potencial për zhvillim ekonomik dhe mbrojtje të shëndetit publik.

Gjatë këtij trajnimi studentët kontribuan në përpilimin dhe prezentimin e projekteve të tyre me synim aplikimin e fushatave vetëdijësuese në komunitet dhe shkolla rreth mbrojtjes së mjedisit, potencialet e industrisë së trajtimit të mbeturinave organike në Kosovë, roli dhe rëndësia e kompanive private në industrinë e riciklimit dhe rëndësia e aplikimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Kosovë dhe impakti i tyre në mjedis.

Përmes një prononcimi drejtori i Green Art Center – Prishtina, Z. Lorik Muçaj tregon se organizimi i puntorive të tilla me studentë dhe trajnimi i tyre në fushën e menaxhimit të mbeturinave paraqet një rëndësi të vecantë duke ditur se ky sektor ka nevojë për kontributin e gjeneratave të reja të cilët njohurit e tyre profesionale mund ti zbatojnë në vendin tonë me qëllim krijimin e një sistemi të integruar të mbeturinave në harmoni me mjedisin dhe zhvillimin ekonomik.

Ndërsa studentja pjesmarrëse në trajnim Bademe Mullaliu tregon se kjo puntori kontribuoi në rritjen e njohurive dhe përgaditjen e mëtutjeshme të saj profesionale si ekologe për kontribut në sektorin e menaxhimit të mbeturinave në nivel vendi, duke u informuar për gjendjen aktuale dhe nevojën e realizimit të projekteve konkrete në të ardhmen.

Duke shpresuar në bashkëpunim edhe në projektet tjera studentët u vlerësuan me ceritifikatë.

Ky trajnim është organizuar nga OJQ Green Art Center Prishtina, me mbështjetjen e GIZ “Sustainable Municipal Services (Waste Management)” SMS në kuadër të projektit “Eco Schools Network” - Development of Green Education program in national level in Kosovo”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)