25 Prill 2024

Formohet komisioni për punësimin e banorëve te Hades dhe Shipitullës

Prishtinë, 12 shkurt - Me propozimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për caktimin e komisionit dhe hapjen e procedurave të punësimit për banorët e shpronësuar të fshatit Hade dhe Shipitullë për vende të punës në mihjet sipërfaqësore dhe prodhimit të energjisë elektrike.

Komisioni përbëhet nga përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, komunës së Obiliqit, përfaqësues të KEK-ut dhe përfaqësues të banorëve të fshatit Hade dhe Shipitullë.

Ka marr miratimin në mbledhje të Qeverisë edhe nisma për nënshkrimin e Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Marrëveshja do të zëvendësonte marrëveshjen ekzistuese ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me qëllim të sigurisë dhe vijimësisë së kushteve të qasjes në treg, që aktualisht janë të zbatueshme, në mes të Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)