27 Janar 2020

FOL kërkon nga Ministria e Financave transparencë rreth shpronësimeve

Prishtinë, 6 qershor - Lëvizja FOL ka monitoruar procesin e vlerësimit dhe shpronësimit të pronës së paluajtshme, gjegjësisht të parcelave në të cilat kalon traseja e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

FOL nga viti i kaluar përmes kërkesave për Qasje në Dokumente Publike ka kërkuar nga Ministria e Financave, konkretisht Zyra e Vlerësimit të Pronës së Paluajtshme që të bëj publike shumën e vlerësuar për shpronësim të parcelave private nga kalon kjo autostradë. Mirëpo Ministria në fjalë na ka refuzuar qasjen.

FOL konsideron se arsyetimi i Ministrisë së Financave për refuzimin e publikimit të këtyre të dhënave duke u thirrur në Nenin 12, Përjashtimet e së drejtës së qasjes në dokumente 1.2. sigurisë publike, 1.6. privatësisë dhe interesave të tjerë legjitim privat të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike nuk qëndron.

Lëvizja FOL mendon që këto të dhëna duhet të jenë të hapura për publikun për dy arsye themelore:
1.    Pronarët e kompensuar, apo ata që do të kompensohen, pranojnë mjete financiare nga buxheti i Republikës, pra nga fondet publike; dhe
2.    Publikimi i këtyre të dhënave do të hiqte çdo mëdyshje mbi keqpërdorime financiare, apo keqpërdorime në procesin e vlerësimit të pronës së paluajtshme, nga ana e institucioneve publike dhe do e shndërronte të gjithë procesin në transparent dhe llogaridhënës.
3.    Për më shumë, FOL posedon edhe Këshillën e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Raportin e Avokatit të Popullit, të cilët rekomandojnë Ministrinë e Financave për publikimin e këtyre të dhënave.

Bazuar në këto rekomandime FOL kërkon nga Ministria e Financave t’i zbatojë këshillën e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe së fundmi edhe rekomandimin e Avokatit të Popullit të cilët e thonë qartë se këto të dhëna duhet të jenë publike.

Megjithatë, në rast Ministria e Financave refuzon të na jap qasje në afatin e paraparë në rekomandimin e Avokatit të Popullit,  FOL do i ndjekë të gjithë hapat e mëtutjeshëm ligjor derisa të realizoj të drejtën e saj për të pasur qasje në informatat të cilat duhet të jenë publike dhe do insistojë që Ministria e Financave të jetë më transparente dhe llogaridhënëse rreth shpenzimit të parasë se taksapaguesve të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2020  - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF nga Prizreni organizojn takim për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 229-të. (Ndërtesa e KGJK-së, salla e takimeve, rruga “Luan Haradinaj”, ora 10.00)

- Kryeshefi I Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi pret në takim ministrtin e Inovacionit, Muszafer Shala, ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa kryesore të Telekomit të Kosovës, në katin e pestë, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon manifestimin e kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Hapësirat e Fakultetit të Edukimit -Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)

-  Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. (Dokukino në Kompleksin Europa në Prizren, ora 12:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino, Kompleksi Europa në Prizren, ora 12:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit. (Menza "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 18:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)