20 Prill 2024

Finalizohet studimi mbi sigurinë e furnizmit me energji elektrike

Prishtinë, 23 prill - Pas prezentimit të Studimit mbi Sigurinë e Furnizmit me Energji Elektrike në Kosovë (SSFEEK) para palëve të interesit, përfshirë dhe shoqërinë civile, si dhe periudhës dy javore të pranimit të komenteve me shkrim dhe rekomandimeve, procesi i konsultimeve rreth Studimit ne fjalë ka përfunduar.

Paneli i ekspertëve, në përbërje të përfaqësuesve të KOSTT sh.a, Vattenfall/Germany, Zyra e Rregullatorit të Energjisë-Kosovë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë-Shqipëri, OST-Shqipëri, PATEL dhe expertë nga fusha akademike e elektroenergjetikës, kanë shqyrtuar  komentet dhe rekomandimet e pranuara, dhe ka konkluduar se Studimi mbi Sigurinë e Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë, konsiderohet i finalizuar pa ndryshime.

Paneli i ekspertëve ka konstatuar se deri më datën 10 Prill 2013 kanë arritur vetëm komentet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në formën e Udhëzimit Administrativ për Burime të Ripërtritshme dhe të gjitha zgjidhjet e këtij udhëzimi si caqe janë konsideruar e që janë në funksion të zgjidhjes së Sigurisë së Furnizimit me Energji Elektrike.

Paneli është në dijeni se dokumenti i SSFEEK ka qenë i shkarkuar nga një numër i konsideruar i palëve të interesuara.

Me finalizimin e SSFEEK, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Fadil Ismajli është shprehur se “Studimi mbi Sigurinë e Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë është një dokument i rëndësisë së veçantë, i cili duhet të shërbejë si një udhërrëfyes për orientimin e strategjisë së zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të energjisë elektrike në vend, deri në vitin 2030.”

Përmes SSFEEK janë analizuar disa skenarë për të parashikuar zhvillimin e kërkesës për energji elektrike në vend, adekuacinë e gjenerimit të energjisë elektrike, funksionimin e tregut të energjisë elektrike si dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme, të gjitha këto elemente që ndikojnë në sigurimin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë deri në vitin 2030.

Gjithashtu, Studimi përmbanë edhe komponentën e operimit të përbashkët me Republikën e Shqipërisë, si mundësi e sigurimit të furnizimit me energji elektrike si dhe arsyeton krijimin i tregut të përbashkët të energjisë Kosovë-Shqipëri, për ta zgjeruar atë edhe mëtutje në tërë Evropën Juglindore.

Me SSFEE është konkluduar se rritja e sigurisë së furnizmit me energji elektrike në vend, do të rezultojë me:

·    Rritjen e theksuar të Bruto Produktit Vendor në Kosovë
·    Rritjen e numrit të të punësuarve dhe
·    Do të dërgojë sinjale pozitive për tërheqjen e investimeve në Kosovë

Studimi në fjalë është financuar nga Qeveria Gjermane përmes Bankës për Zhvillim-KfW dhe është realizuar nga kompania konsulente Vattenfall/Germany.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)