24 Prill 2024

Fillon përgatitja e planit të veprimit të qytetit të gjelbër për Prishtinën

Prishtinë, 24 shtator - Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të bëjë sot nisjen zyrtare të projektit për përgatitjen e Planit të Veprimit të Qytetit të Gjelbër për Prishtinën. 

Prishtina ka shprehur dëshirën për të ndërmarrë një qasje sistematike në adresimin apo trajtimin e sfidave të tij mjedisore urbane duke marrë pjesë në Kornizën e Qyteteve të Gjelbërta të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

 Si pjesë e kësaj Kornize, Komuna e Prishtinës do të zhvillojë një Plan Veprimi për Qytet të Gjelbër (PVQGJ), i cili mbulon një gamë të gjerë të sfidave mjedisore urbane.

Ky plan synon të udhëheqë Prishtinën për të identifikuar, renditur sipas rëndësisë dhe për të adresuar sfidat e tij më të ngutshme mjedisore dhe për të krijuar një vizion për të ardhmen e gjelbër të Qytetit.

Ministria Federale e Financave Austriake është duke e financuar me shumë bujari projektin përmes BERZH-it. Qyteti i Prishtinës do të zhvillojë PVQGJ-në e tij gjatë 16 muajve të ardhshëm, të ndihmuar nga kompania Mott MacDonald Limited, nga Mbretëria e Bashkuar, e mbështetur nga një numër i nën-konsulentëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Nisja Zyrtare për PVQGJ do të sigurojë informacione themelore në lidhje me PVQGJ-në dhe rëndësinë e saj për Qytetin tonë dhe gjithashtu ofron një mundësi për t'u takuar me përfaqësuesit e BERZH-it dhe të ekipit të Konsulentit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)