23 Prill 2024

Fillon aksioni për shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj

Prishtinë, 2 tetor - Përkundër thirrjeve të vazhdueshme drejtuar konsumatorëve borxhlinj, që t’i paguajnë faturat e ngrohjes, që nga paslufta e deri më tani afro 12.500 konsumator i kanë borxh “Termokosit” afro 17 milion euro.

Në përpjekje për të ngritur shkallën e inkasimit, pasi që të gjithë konsumatorët  borxhlinj paraprakisht janë njoftuar me shkrim për pagesën e borxheve dhe pasi që janë respektuar afatet ligjore të përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji, “Termokos”, nesër e mërkurë (03.10.2012) duke filluar nga ora 11.00 do të fillojë me shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj.

Aksioni për fillimin e shkyçjeve do të fillojë nga lagjja Ulpiana.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)