20 Shtator 2019

Fillojnë punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në Prishtinë

Prishtinë, 21 maj - Ngrohtorja e qytetit të Prishtinës 'Termokos' ka bërë të ditur se punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ngrohjes kanë nisur sot në lagjen “Kalabria”.

Në kuadër të punimeve, që do të zhvillohen planifikohet, që në rrjetin e ngrohjes të kyçen 30 objekte banesore të lagjes “Kalabria”, 2 objekte të vjetra banesore në lagjen “Ulpiana” dhe 6 objekte banesore në lagjen “Mati 1”.

Ndërkaq, objekte institucionale, që do të kyçen në rrjetin e ngrohjes janë: çerdhet e fëmijëve “Buzëqeshja” dhe “Xixëllonjat”, Teatri Kombëtar, Filarmonia e Kosovës, Ministria e Kulturës, shkolla “Naim Frashëri”, Stacioni i Policisë në lagjen e “Muhaxherëve”, Fakulteti i Arteve, ndërtesa e EULEX-it dhe Doganat e Kosovës.  

Në saje të këtij projekti do të rehabilitohen 100 nënstacione të ngrohjes, ndërsa 50 nënstacione do të jenë të reja. Në lagjen “Ulpiana” do të rehabilitohen 24 nënstacione, “Qendër”-10 nënstacione, “Dardani”- 26 nënstacione, “Bregu i diellit”- 8 nënstacione, ndërsa në objektet institucionale dhe publike do të rehabilitohen 36 nënstacione të ngrohjes.

Si rrjedhojë e këtij projekti rrjeti i ngrohjes do të zgjerohet me 3287 metër gypa të rinj të paraizoluar të ngrohjes, ndërsa në rrjetin ekzistues të ngrohjes 3362 metra gypa të dimensioneve të ndryshme do të rehabilitohen (gypat e vjetër do të zëvendësohen me gypa të rinj).

Kjo pjesë e projektit për zgjerim dhe rehabilitim të rrjetit të ngrohjes është financuar nga Komisioni Evropian me 8.3 milion euro, ndërsa “Termokos” dhe Komuna e Prishtinës participojnë me nga 250 mijë euro.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me rininë e LDK-së në Gjilan. (Shtëpi e Rinisë, Gjilan, ora 16:30)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me gratë e Gjilanit. (Teatri e qytetit, ora 17:30)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)