25 Prill 2024

Filloi furnizimi me ngrohje

Prishtinë, 16 tetor - Ngrohtorja e qytetit të Prishtinës “Termokos”  ka filluar sot sezonin e ri ngrohës 2020/2021.

Bazuar në Ligjin për ngrohje, rregulloret e ZRRE-së dhe kushtet klimatike, tanimë janë plotësuar parakushtet për të filluar furnizimin me ngrohje.

Paraprakisht janë zhvilluar me sukses gjithë përgatitjet e nevojshme, riparimet e rrjetit e nënstacioneve të ngrohjes, testimet e pajisjeve e rrjetit, dhe si rrjedhojë që nga mëngjesi ka filluar furnizimi me ngrohje për afro 15 mijë konsumatorë.

Furnizimi me ngrohje do t’i përshtatet lëvizjes së temperaturave të ajrit dhe nevojave të konsumatorëve për ngrohje.

Duke u bazuar në përgatitjet e realizuara dhe zhvillimin e projekteve, që kanë qenë në proces, Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A, Arsim Fetahu është shprehur optimist se edhe ky sezon do të jetë i suksesshëm.

Ai ka shprehur kënaqësinë e tij, që në kuadër të fazës së dytë të Projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, që është realizuar me fondet e Komisionit Evropian, sivjet për herë të parë do të fillojnë të furnizohen me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore çerdhja “Xixëllonja”, shkolla “Meto Bajraktari”, objekti i Teatrit Kombëtar, Opera e Kosovës, Ministria e Kulturës, Prokuroria Speciale, 5 objekte të vjetra banesore të lagjes “Ulpiana” , ndërsa pas pak kohësh do të kyçen në rrjetin e ngrohjes edhe 6 objekte të reja banesore të lagjes “Mati 1”.

Privilegji për startimin e sezonit ngrohës i ka takuar Qemajl Limonit, i cili është punëtori më i vjetër i ndërmarrjes.

 Duke rikujtuar të kaluarën, kur kanë qenë rrethana krejt tjera për punë, ai ka shprehur kënaqësinë e tij, që tani me Projektin e kogjenerimit ka kushte shumë më të mira pune dhe si rrjedhojë edhe furnizim më cilësor me ngrohje për gjithë konsumatorët.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)