18 Prill 2024

Faturat e ngrohjes mund të paguhen edhe në Postë

Prishtinë, 8 qershor - Me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit dhe në përpjekje, që shërbimet tona të jenë sa më afër konsumatorëve tanë, NP “Termokos” Sh.A, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Kosovës, me të cilën autorizohet inkasimi i pagesave të ngrohjes nëpër të gjitha sportelet e Postës së Kosovës.

Në saje të kësaj marrëveshje, që ka hyrë në fuqi nga 01.06.2020, konsumatorët tanë mund të paguajnë faturat e ngrohjes në të gjitha sportelet e Postës pa kurrfarë provizioni.

Ftojmë konsumatorët tanë, që të shfrytëzojnë këtë shërbim të ofruar nga Posta e Kosovës, gjë që shpresojmë se do të ndihmojë ata të shlyejnë borxhet, që mund të jenë grumbulluar deri më tani.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)