26 Prill 2024

EVN austriake tërhqiet nga hidrocentralet e Devollit

Tiranë, 15 mars - Hidrocentralet mbi lumin Devoll, të cilësuara nga Qeveria e Shqipërisë si investimet më të madhe të viteve të fundit, duket se do të mbesin pa u përfunduar.

Kompania austriake EVN AG, e cila kishte 50 për qind të aksioneve të projektit për ndërtimin e hidrocentraleve të Devollit, deklaroi dje se ka vendosur t’ia shesë këto aksione partnerit të vet, norvegjezëve të “Statkraft A.S, një lëvizje që do të ketë “një efekt negativ pas taksave në bilanc prej afro 20 milionë eurosh,” bëri të ditur kompania në një deklaratë për shtyp.

Lajmi konfirmohet edhe nga vet shoqëria koncesionare “Devolli Hydropower”, pjesë e të cilës ishin dy kompanitë.

Ndërkohë kushtet e marrëveshjes për shitjen e aksioneve me “Statkraft” nuk bëhen të ditura dhe marrëveshja duhet të miratohet fillimisht nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës si dhe të ratifikohet në Kuvendin e Shqipërisë. Por ENV duket shumë e lumtur me faktin se mund të tërhiqet.

Pas fjalisë ku përmenden humbjet e pësuara prej 20 milionë eurosh, deklarata shton: “për më tepër, për shkak se ky projekt nuk është i financuar, EVN AG nuk do të jetë më e detyruar të sigurojë kapital të mëtejshëm.”

Projekti i Devollit premtonte 1 miliard euro investime dhe mijëra vende pune të krijuara në një nga zonat më të varfra në Shqipëri nga Cërriku në Gramsh e deri në zonën e Korçës.

Fillimi i punimeve u miratua me bujë nga vetë kryeministri Sali Berisha pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)