31 Maj 2020

Europës i nevojiten një bilion euro për zgjerimin e rrjetit energjetik

Bruksel, 11 nëntor - Komisioneri i BE -së për energjinë Günther Oettinger ka kërkuar nga shtetet anëtare një bilion euro për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukurës energjitike.

Ka nevojë për investime masive, tha Oettinger gjatë prezantimit të strategjisë së tij për energjinë deri në vitin 2020.

Mjetet financiare janë të nevojshme për të arritur synimet e BE-së për efikasitet të lartë të energjisë dhe të një pjese të energjisë së ripërtëritshme prej 20 për qind deri në vitin 2020, tha komisioneri gjerman.

Oettinger dëshiron të paraqesë në fillim të vitit projektligjet me qëllim që të arrihen kursime më të larta të energjisë.

 Ndër të tjera  ai dëshiron ta bëjë efikasitetin e energjisë  si kriter të detyruar në konkurimet publike për ndërtesat. Por në to do të përfshihen edhe shtëpitë private dhe komunikacioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e qendrore të Vetëvendosje, ora 17:00)