21 Qershor 2019

Estonia e gatshme të bashkëpunojë me Kosovën në të mirë të mjedisit

Prishtinë, 5 qershor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Estonisë, Meelis Munt, sekretarin gjeneral ,Kaupo Heinma, drejtoreshën e Përgjithshme të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Kerli Kiili dhe Zyrtaren e Lartë për Marrëdhënie me Publikun, Kadri Kauksi.

Pas takimit, në një konferencë për media, ministri Matoshi tha se me zëvendësministrin Munt, kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e mjedisit mes Kosovës dhe Estonisë si kthimi i dispozitave, e- qeverisja dhe organizimi për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit që do të koordinohet dhe udhëhiqet nga Kosova.

“ Estonia është një vend mik i Kosovës dhe vendi ynë është i gatshëm të bashkëpunojë me miqtë tanë. Gjatë vizitës sime në Estoni kam parë një mundësi të mirë të bashkëpunimit mes dy vendeve tona andaj neve na duhet çelësi i suksesit”, deklaroi ministri Matoshi.

Ndërsa zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Estonisë, Meelis Munt tha se vendi i tij është i gatshëm të bashkëpunojë me Kosovën në të mirë të mjedisit.

“ Në takimin tonë që e patëm diskutuam për disa fusha që mund të kemi bashkëpunim dhe i nënvizuam pikat në të cilat do të kemi bashkëpunim në vitet në vijim në fushën e mjedisit. Mjedisi dhe mbajtja e një mjedisit të pastër nuk njeh kufi andaj do të mundohemi që së bashku të mbajmë gjithçka të pastër”, deklaroi zëvendësministri Munt.

Ministri Matoshi dhe zëvendësministri Munt, kanë rënë dakord që bashkëpunimin mes Kosovës dhe Estonisë ta formalizojnë  përmes një Memorandumi të Bashkëpunimit në një të ardhme të afërt.

Vizita e delegacionit të Republikës së Estonisë vjen në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit që po shënohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me një sërë aktivitetesh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 qershor 2019 - Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Kryeministrit më mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së organozn konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Zyra e BE-së në Kosovë  në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, organizon konferencën “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike" gjatë së cilës do të publikohet raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Blerim Devolli, pronar i Kompanisë Dardafon. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë civile organizojnë protestën e shoqërisë civile në kundërshtim të Projektligjit për financim të subjekteve politike. (Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore së bashku me Ambasadën Franceze në Kosovë, organizon tryezën e rrumbullakët "Cilësia e Ajrit në Kosovë: Drejt Standardeve Evropiane". (Aleanca Franceze, Rruga Lah Nimani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Pasqyrave financiare të Ndërmarrjes Publike 'Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi dhe  shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga raporti i Auditimit të Performancës, Procesi i Menaxhimit të Grandeve dhe Subvencioneve në sektorin e bujqësisë. (Ndërteas e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, organizon shënimin e kësaj dite, e cila i dedikohet shërbimin civil në Republikën e Kosovës. (Amfiteatri i MAP-it, ora 10:30)

- Projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat organizon ceremoninë e përurimit të prodhuesit të parë të specializuar për fidanë në Kosovë 'Agrobora'. (Ferma Agrobora në Tërnovc të Skenderajit, ora 10:30)

- ADMOVERE promovon raportin 'Profesorët përballë ligjit' në të cilin mes tjerash, do të publikohen aktakuzat dhe kallëzimet penale, ku janë të përfshirë pjesëtarë të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ish ProCredit Bank, përballë komunës së vjetër, ora 11:00)

- Mbahet miniolimpiada për persona me nevoja të veçanta ku gjatë kësaj dite do të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive si dhe aktivitete të lira. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e aktivitetit tradicional të personave me nevoja të veçanta Miniolimpiada “Kosova 2019”, të organizuar nga Komiteti Paraolimpik i Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri, ora 11:00)

-