28 Mars 2024

Era e fortë dhe bora shkaktojn prishje në rrjetin energjetik

Prishtinë, 9 dhjetor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se era e fortë  dhe të reshurat e borës kanë shkaktuar shume prishje në Rrjetin e Shpërndarje së energjisë elektrike enë e kënd vendit. Prishje sipas KEK-ut janë shkaktuar në të gjitha distriktet.

Në Shtërcë është jashtë pune linja 35 kV për shkak të thyrjes së një shtylle.  Ekipet e KEK-ut janë në terren dhe  janë të përkushtuar që t'i evitojnë të gjitha këto prishje të shkaktuara nga moti i ligë.  

Daljet 10 kV që janë në prishje nga ora 18:00: Distrikti i Mitrovicës: 1 dalje 10 kV; Distrkti I Prishtinës: 5 dalje 10kV; Distrikti i Prizrenit: 2 dalje  10 kV; Distrikti  Ferizajt :6 dalje 10kV dhe TS 35kV Shtërpca me 8 dalje 10kV; Distrikti i Pejës; 13 dalje 10 kV dhe LP 35 kv Fabrika e Akumulatorëve.

Sipas njoftimit të KEK-ut jashtë funksionit janë  gjithsej 36 dalje 10kV. 

KEK bën të ditur se se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes janë në gatishmëri të plotë dhe pritet që prishjet të eliminohen sa më pare që të jetë e mundur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)