20 Shkurt 2020

Energjizohet linja e re nëntokësore e tensionit të lartë 110 kV

Prishtinë 30 shtator - Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë (KOSTT) ka njoftuar se nesër nga ora 23:00, do të lëshohet nën tension linja e re e dyfishtë kabllore 110kV që lidhë Nënstacionin Prishtina 4, Lagja Veternik me Nënstacionin Prishtina 6, Bulevardi Bill Clinton.

Kjo linjë e re projekt i KOSTT sh.a, me gjatësi prej 3.85 km është linja e parë nëntokësore e tensionit të lartë 110 kV e ndërtuar në kryeqytet dhe shtrihet nga Nënstacioni Prishtina 4 (Veternik) duke kaluar nëpër rrugët: Rr.Malush Kosova, Rr.Ernest Koliqi, Rr.Muharrem Fejza, Rr.Fehmi Lladrovci, Bulevardi Bill Clinton dhe lidhet me Nënstacionin Prishtina 6. (për më shumë detaje rreth shtrirjes së linjës, ju lutemi të kontaktoni KOSTT sh.a).

KOSTT sh.a lutë të gjithë qytetarët dhe/apo institucionet që planifikojnë të realizojnë punime nëntokësore në afërsi të linjës, që të kontaktojnë dhe bashkëpunojnë me KOSTT-in meqenëse nga sot ora 23:00 kjo linjë do të energjizohet dhe paraqet rrezik nga tensioni i lartë.

Ndërtimi i linjës është realizuar në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues-LOT 3” i cili bashkëfinancohet nga KOSTT dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).  

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2020 - Behën homazhe në nderim te jetës dhe veprës së heroit, Selman Vojvoda. (Varri i heroit, në Llaushë të Skenderajt, ora 9:00)

- Administrata Tatimore e Kosovë do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të  Prishtinës ku prezent do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova do ta pres në takim ambasadorin bullgar në Kosovë. (Zyra e Kretarit Haziri, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban diskutimi publik lidhur me Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe Planin Lokal për Veprim në Mjedis. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit te donacionit për qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog nga Ambasada e Bullgarisë. (Qerdhja “Gëzimi Ynë” në Istog, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e promvimit të librit" Obstetrika",  të Prof. dr. Shefqet Lulaj. (Bibloteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin e Kosovës, Selman Vojvoda, në 30 vjetorin e rënies së tij. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. (Objekti I Ministrisë, ora 13:00)

- Promovohet revista “Intro”, që është produkt i punës së studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë, në kuadër të lëndës "Menaxhim i medias". (Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

- Komuna e Mitrovicës mban debat publik lidhur me rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës të Mitrovicës, ora 14:00)

- Zhvillohet ndeshja basketbolliste mes Kosovës dhe Islandës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 19:00)