16 Prill 2024

Energjia e rinovueshme do të dominojë në vitin 2050

Oslo, 14 shtator - Sipas një raporti pasqyrues të tranzicionit të energjisë prodhimi i energjisë së rinovueshme do të përbëjë 80 për qind të prodhimit global të energjisë elektrike në vitin 2050.

Raporti i publikuar nga kompania norvegjeze globale e sigurimit të cilësisë dhe menaxhimit të rrezikut, “DNV GL”, thotë se qymyri, nafta dhe gazi nuk do të jenë më dominues në furnizimin global të energjisë primare deri në vitin 2050.

Panelet diellore, turbina të energjisë eolike në tokë, hidroenergjia dhe impiantet e energjisë eolike në det do të përbëjnë 80 për qind të prodhimit global të energjisë elektrike në mesin e shekullit tonë, thotë raporti, duke shtuar se kjo energji në shkallë të gjerë do të prodhohet, nga panelet diellore dhe nga impiantet e energjisë eolike në det të hapur.

Raporti tregon se panelet diellore dhe impiantet e energjisë eolike do të rriten me shpejtësi, duke arritur shpërndarjen prej 40 dhe 29 për qind, deri në vitin 2050.

"Pavarësisht prodhimtarisë së energjisë elektrike që rritet me një faktor prej rreth 2.5 gjatë kësaj periudhe, gjenerimi nga lëndët djegëse fosile ka shënuar një rënie me rreth 60 për qind të totalit të saj në vitin 2017", thuhet në raport.

Raporti parashikon gjithashtu një rritje të madhe të numrit të automjeteve elektrike në rrugë për shkak të përparimeve të fundit në elektrifikimin e automjeteve të rënda dhe qelizat e karburantit me hidrogjen që hyjnë në përzierjen e energjisë së automjetit.

"Analiza jonë tregon se rritja e makinave elektrike do të përshkojë një lakore të formës S, për shembull të ngjashëm me tranzicionin e shpejtë të kamerës së parë digjitale" thuhet më tej, duke u shtuar se vetëm pas vitit 2025 gjysma e totalit të makinave të reja të shitura në Evropë do të jenë makina elektrike.

Kjo pikë do të arrihet pak para vitit 2030 për rajonet e Amerikës së Veriut, Paqësorit, dhe Kinës, dhe vetëm pas vitit 2030 për nënkontinentin indian, sipas vlerësimeve të “DNV GL”.

Pjesa tjetër e botës nuk do të arrijë këto nivele para vitit 2040, thuhet në raport.

Sipas “DNV GL”, autobusët dhe mjetet tjera transportuese komunale do të ndjekin trendin, si dhe do të ketë një shkallë elektrifikimi të mjeteve të transportit detarë për disa anije të linjave të shkurtra, duke krijuar një kërkesë për infrastrukturën e mbushjes në porte.

"Edhe sistemi hekurudhor mund të elektrifikohet, kjo do të ndodhe deri në vitin 2050. Presim që edhe elektrifikimi i trafikut ajror të fillojë në këtë periudhë", shtohet në raport. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)