18 Nëntor 2019

Energjia e prodhuar nga ushtrime fizike më biçikletë

SHBA, 16 shtator - Njerëzit që ngasin një tip të ri biçiklete mund të gjenerojnë energji elektrike për palestrën ku sërtviten, ndërkohë që djegin kalori.  Kjo teknologji i ndihmon klubet e fizkulturës të kursejnë para dhe të nxisin frekuentuesit të shtojnë intensitetin e ushtrimeve.

Në një nga klubet sportive të Uashingtonit pjesëmarrësit stërviten duke shtuar shpejtësinë e ngarjes së biçikletës nën komandën e instruktores. Xhillian Kuni, e cila u bë anëtare e klubit katër vjet më parë thotë se i pëlqen kjo lloj fizkulture në grup që është disi e ndryshme.

\"Mendoj se është më ikurajuese.  Nuk do të thosha që është më e vështirë por është patjetër më sfiduese.  Përpiqem të shtoj shpejtësinë nga një nivel në tjetrin”.

Biçikletat e klubit u pajisën kohët e fundit me të ashtuquajturën teknologji të “revolucionit të gjelbër” që e kthen çdo biçikletë në një gjenerator të energjisë elektrike. Teknologjia e re bën që çiklistët të gjenerojë energji me çdo lëvizje të pedaleve. Majk Kernin punon në kompaninë “Green Revolution”, revolucioni i gjelbër,  me zyrat qendrore në shtetin Connecticut.

\"Ne instalojmë nga një gjenerator në çdo biçikletë të studios së çiklizimit.  Ndërsa anëtarët e klubit bëjnë fizkulturë energjia që gjenerohet nga biçikletat akumulohet dhe transformohet në energji të pastër për t’u përdorur si burim energjie për klubin e fizkulturës”.

Në një orë fizkulturë, në vetvete asnjë nga këto biçikleta nuk prodhon ndonjë sasi të madhe energjie.  Por Curnyn thotë se po të mbledhësh energjinë që prodhojnë të gjitha ato të marra sëbashku, sasia e prodhuar është e konsiderueshme.

\"Çdo person ka mundësinë të gjenerojë rreth 100 vat në një orë stërvitje, kështu nëse ke 25 njerëz në klasë, përfton 2 deri në 3 kilovat energji elektrike. Kjo është e mjaftueshme për ndriçmin e një palestre të madhe ose për të furnizuar sistemin e ajrit të kondicionuar për të freskuar klubin”.

Jo vetëm që në këtë mënyrë ndihmohet klubi të kursejë para, por kjo stimulon edhe anëtarët e klubit të bëjë fizkulturë edhe më intensivisht.


\"Më pëlqen një gjë e tillë, se ndërkohë që vi këtu për fizkulturë, ndihmoj edhe për të prodhuar energji e për të ulur koston e energjisë që i duhet klubit,” thote Xhilian.

Instalimi i parë i kompanisë “Revolucioni i Gjelbër” u bë një vit e gjysmë më parë.  Tani ata kanë bërë instalime në 60 objekte në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada.  Kompania thotë se po provon mënyra për ta aplikuar këtë teknologji në lloje të tjera pajisjesh të klubeve të fizkulturës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes Programit Matra organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qasja në Drejtësi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë. (Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të Koalicionit te OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media në te cilën do të prezantojë një dokumet me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë. (Qendra e Resurseve për OSHC, Forumi për Iniciativa Qytetare në Lagjen Pejton, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon prezantimin e studimit per Çështjen e Kompleksit të Trepçës dhe Çështjen e Reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata "Panorama". (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit, ora 11:00 - transporti i organizuar nga Komuna e Prizrenit, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Në kuadër të aktivitet kulturor kushtuar "Ditet e Alfabetit", promovohet botimi 'Levizja Protestante te shqiptaret 1818-1908" te autorit prof. dr. David Hosaflook. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 10:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën “Bienalen e Akuarelit Edicioni i 2-të” e cila sjellë vepra arti të artisëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura. (Muzeu Kombëtar, ora 19:00)

 

- Në kuadër të projektit ' Tell Me More' të perkrahur nga MKRS dhe DKRS dhe të implementuar nga Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit do të realizohet shfaqja teatrale në Shtepinë e Kulturës " Xhemajli Berisha ". (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 20:00)