28 Mars 2024

Energjia dhe minierat bazament i zhvillimit të shtetit

Prishtinë, 20 tetor - Për të pasur një pasqyrë më të gjithanshme lidhur me  Strategjinë minerare të Republikës së Kosovës për vitin 2010-2025,  Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, mbajti sot dëgjim publik.

Kryetarja e Komisionit, Myzejene Selmani, duke paraqitur qëllimin e këtij dëgjimi publik, u  tha të pranishmëve se ky dëgjim publik ka për qëllim që Komisioni të marrë opinionin për Strategjinë duke konsideruar se energjia dhe minierat janë bazament i zhvillimit të shtetit.

Prandaj, vazhdoi ajo, Strategjia e ofruar nga Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM), duhet analizuar hollësisht dhe kërkoi nga të pranishmit që në cilësinë e ekspertëve të japin shpjegime lidhur me interesimin e anëtarëve të Komisionit para se Strategjia të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Përfaqësuesi i MEM-it, Besim Veselaj, i njoftoi anëtarët e Komisionit se për hartimin e Strategjisë është duke u punuar me vite. Në vijim ai  bëri të ditur se ky dokument deri në formulimin final të tij ka kaluar në disa faza studimi nga ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë.

Më tej, Veselaj shpalosi Strategjinë duke thënë se ajo përmban dy kapituj në të cilët janë të kategorizuara gjërat e nevojshme për zhvillimin e këtij sektori me rëndësi të veçantë. Në kapitullin e parë vazhdoi ai, pasqyrohet gjendja dhe potenciali i sektorit minerar dhe në kapitullin e dytë të Strategjisë paraqitet në mënyrë studioze misioni dhe vizioni i Strategjisë minerare.

Përfaqësuesi i Fakultetit të Gjeoshkencave, Shyqri Kelmendi, Strategjinë e vlerësoi si akt fundamental i cili pas Ligjit për Miniera dhe Minerale ofron politikat e sjelljes të të gjithë akterëve me ndikim të kësaj fushe.  Ai më tej shtoi se sipas kësaj Strategjie Kosova mund të shëndrrohet në shtet shumë të rëndësishëm për eksportimin e metaleve të ngjyrosura.

Ndërkaq, Ferat Shala, drejtor i kombinatit “Trepça”, pasi prezantoi një histori të shkurtër të këtij kombinati, foli edhe për gjendjen aktuale të tij dhe vlerësoi se Strategjia e propozuar hap perspektivë për Kombinatin.

Ai me këtë rast përmendi rregulloren e UNMIK-ut 2005/40, e cila kombinatin “Trepça” e ka vënë në monitorium i cili, pengon zhvillimin e tij, andaj, strategjia shfuqizon këtë rregullore, theksoi Shala. Me këtë rast, Shala ftoi anëtarët e Komisionit për vizitë në kombinat nga ku do të mundë të njoftoheshin më për së afërmi mbi gjendjen në të.

Anëtarët e Komisionit, duke bërë vlerësimin e Strategjisë minerare thanë se ajo plotëson kushtet dhe i është përshtatur rrethanave në Kosovë, por në të njëjtën duhet që rolit të shtetit ti lihet hapësirë më e madhe në përpilimin e politikave në këtë sektor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)