04 Gusht 2020

“Elektroprivreda Serbije” operon ilegalisht në Kosovë

Prishtinë, 18 shkurt - Në muajt e fundit KEK-u ka mësuar se dy entitete të pa licencuara, që nuk janë kompani të regjistruara në Kosovë, përkatësisht ‘Elektrokosmet’ dhe ‘Elektroprivreda Serbije (EPS)’ janë duke operuar ilegalisht në pjesën veriore të Lumit Ibër.

Provat e mbledhura nga KEK-u tregojnë qartë se Elektrokosmet dhe EPS, me mbështetjen e  Elektromreža Serbije (EMS), janë së bashku duke kryer aktivitetet e një operatori të sistemit të shpërndarjes së energjisë, dhe të furnizuesit të energjisë në këtë pjesë pa ndonjë bazë ligjore apo autoritet.
 
Sipas kornizës ligjore dhe rregullative të vendosur në vitin 2004, KEK-u është operatori   i vetëm i licensuar i sistemit të shpërndarjes dhe furnizues publik për të gjithë territorin e Kosovës. Asnjë entitet tjetër nuk është licencuar të kryej ndonjërin prej këtyre aktiviteteve.
     
Në përputhje me këtë, asnjë pagesë nuk duhet të bëhet nga shfrytëzuesit e energjisë elektrike në Kosovës, te Elektrokosmet apo EPS, dhe konsumatorët duhet të shpërfillin faturat e pranuara nga këto entitete, dhe faturat e pranuara në të ardhmen nga Elektrokosmet/EPS.

Kjo është një çështje e ‘sundimit të ligjit’, dhe KEK-u pret që të gjitha organet për zbatimin e ligjit në Kosovë të marrin veprimet e duhura për të siguruar mbajtjen e sundimit të ligjit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)