23 Prill 2024

E hëna dhe e marta me shi, e mërkura dhe e enjta moti me diell

Prishtinë, 22 nēntor - Në parashikimin e motit për ketë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm.

IHK njofton se të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë.

Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe ditën e enjte.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)