11 Gusht 2022

Drenasi çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm

Prishtinë, 4 korrik - KRU" Prishtina" njofton konsumatorët e komunës së Drenasit se gjatë këtyre ditëve do të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e këtij çrregullimi janë keqpërdorimet e ujit në veprat e marrjes në kanalin e Ibrit dhe në sistemin tonë shpërndarës.

KRU" Prishtina" shpresojn që kjo situatë të stabilizohet së shpejti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)