24 Prill 2024

Dita e sotme do të regjistroj temperatura te larta dhe rekorde për muajin maj

Prishtinë, 15 maj - Në parashkimin e motit për sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK)ka bërë të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Këto masa të ajrit sipas IHK-se do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, duke bërë që dita e premte të regjistroj temperatura rekorde për muajin që jemi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që kontakti direkt me diellin nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)