19 Prill 2024

Distribucioni i KEK-ut pritet të privatizohet deri në fund të vitit

Prishtinë, 12 shtator - Komiteti Qeveritar për Privatizim e Distribucionit dhe Furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka bërë të ditur së procesi pritet të përfundoj kah fundi i këtij viti

Sipas kmitetit nuk do të ketë subvencione për mosinkasime, për kompaninë e ardhshme private që do të blejë Distribucionin dhe Furnizimin e KEK.

"Ashtu siç e kemi theksuar më parë, një nga synimet kryesore të këtij procesi të privatizimit është ti eliminojë subvencionet në energjetikë duke i reduktuar ato gradualisht, sepse si të tilla përbëjnë ngarkesë për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës", thuhet në njoftimin e komitetit.

Qëllimi është gjithashtu të përmirësojë efikasitetin në operim, inkasim, dhe të sigurojë qëndrueshmëri të furnizimit me energji elektrike.

Komiteti për Privatizim siguron se nuk planifikohen reduktime të punëtorëve në Sektorin e Distribucionit dhe Furnizimit të KEK. Kjo ju është bërë me dije edhe sindikatës së punëtorëve të Distribucionit dhe Furnizimit të KEK  nga kryesuesi i KP Ministri Besim Beqaj, gjatë një takimi zyrtar me kryesuesit e sindikatës në qershor të këtij viti.  

Kompania e ardhshme private cila do që do të kualifikohet si blerës i Distribucionit dhe Furnizimit të KEK të gjithë punëtorët e këtij sektori do t'i trajtoj sipas ligjeve të vendit në fuqi dhe kontratave të tyre valide që ata i posedojnë dhe i kanë nënshkruar më herët me menaxhmentët e KEK-ut.

Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të KEK është transparent ndaj publikut dhe të gjitha palët e interesuara, shoqëria civile dhe publiku i gjerë që kanë dëshirë të njoftohen më detalisht me procesin e Privatizimit të KEDS, mund të vizitojnë Dhomën e Informimit Publik në Njësisë për Implementimin e Projektit, ku pyetjet e tyre do të merren parasysh dhe do të marrin përgjigje të shpejtë nga këshilltarët vendor dhe ndërkombëtarë në projekt, për të gjitha dokumentet e aprovuara nga KQP, procedurat, vendimet e Parlamentit dhe Qeverisë si dhe avancimet e deritashme në këtë projekt.

"Të gjitha palët e interesuara në këtë proces dëshirojmë ti sigurojmë se ky është qëndrimi zyrtar i Komitetit Qeveritar për Privatizim për çështjet e lartpërmendura dhe çdo informatë tjetër lidhur me këto çështje në këtë proces është i pabazë dhe i pavërtetë", thuhet në njoftim.

Gjithashtu, vlen të theksohet se procesi i Privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit të KEK është duke shkuar sipas agjendës së paraparë.

Kompanitë e parakualifikuara, Elsewedy, Çalik, Limak dhe TAIB Bank, janë duke i marrë këto dokumente dhe të dhënat nga sektori i Distribucionit dhe Furnizimit të KEK, nëpërmes Dhomës së të Dhënave (Dataroom).

Në bazë të këtyre të dhënave këto kompani janë duke i zhvilluar studimet e tyre të nevojshme, mbi gjendjen e Distribucionit dhe Furnizimit të KEK dhe duke shkuar nëpër procesion që quhet “Due Dilligence”.

Pas, procedimit nga KQP kompanitë e para-kualifikuara i kanë pranuar edhe dokumentet edhe udhëzimet për ofertim për ti analizuar dhe komentuar, dhe në këtë mënyrë kompanitë e parakualifikuara krijojnë një bazë esenciale informative, dhe një ide më të qartë, që do të ju ndihmojë në përgatitjen më të detajshme dhe më cilësore të ofertave të tyre për blerje të KEDS.

.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)