24 Prill 2024

Diskutohen politikat mjedisore dhe sfidat në zbatimin e tyre

Prishtinë, 28 maj - Ekipi i “Let’s Do It 'Ta Pastrojmë Kosovë' ka njoftuar se sot do të organizojë punëtori me qëllim të diskutimit të politikave mjedisore dhe sfidat në zbatimin e tyre.

Në këtë tryezë do të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet qendrore, ato lokale, dhe akterë të tjerë relevantë në fushën e mjedisit. 

Ky takim ka për qëllim diskutimin e sfidave të zbatimit të politikave mjedisore në Kosovë.

Po ashtu takimi ka synim orientimin e këtyre politikave gjatë këtij viti dhe viteve në vazhdim në fokus menaxhimi efektiv i mbeturinave, rëndësinë e raportimit të mediave për tema që lidhen me mjedisin dhe ruajtjen e tij.

Në takim gjithashtu diskutohet raporti gjashtë mujor me numrin e gjobave mandatore të dala nga Udhëzimi Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore- të përgatitur nga Let’s Do It Kosova, bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile, institucioneve qendrore dhe lokale, mediave dhe akterëve tjerë në ngritjen e vetëdijes qytetare dhe rritjen e kujdesit ndaj mjedisit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)