20 Qershor 2019

Devolleve i jipen favore dhe liçenca për burimet e ripërtëritshme të energjisë

Prishtinë, 5 qershor - Sot është duke u mbajtur mbledhja e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë lidhur me kompanitë e licencuara për gjenerimin e energjisë së ripërtëritshme.

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se në dekadat e fundit prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtrishme ka marrë hov në vendet e BE-së. , pra nga uji, era, dielli e biomasa.

Edhe në Kosovë sipas Vetëvendosjes në vitet e fundit ka filluar janë dhënë një numër i konsiderueshëm i licencave për prodhimin e energjisë elektrike nga këto burime. Impakti pozitiv i rritjes së pjesëmarrjes së prodhimit të energjisë elektrike nga Burimet e ripërtrishme të energjisë (BRE) është i shumëfishtë, veçanërisht në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit tonë.

Kosova ka marrë obligime edhe ndaj Komisionit Evropian dhe Traktatit të Energjisë që deri në vitin 2020, prodhimin e energjisë nga BRE ta rrisë në nivelin prej 25% të prodhimit të tërësishëm.

Qeveria e Kosovës sipas Vetëvendosjes ka shkuar edhe më tej dhe këtë cak e ka rritur në mënyrë vullnetare në 29%.

"Llogaritjet e deritanishme na dëftojnë se arritja e këtyre caqeve të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëristhsme do të rrisë tarifat e energjisë elektrike me rreth 2% për konsumatorët fundor."

"Sigurisht, që cdokush do ta konsideronte të favorshme këtë rritje marrë parasysh ndikimin që ka në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit tonë", thekson Vetëvendosje.

Por, kjo storie e mirë, progresive, përfundon mu këtu. Vetëvendosje konsideron se nga këtu fillojnë të dalin në shesh, klientela e pushtetit, pazaret dhe abuzimet e drejtuesve ndër vite të ZRrE-s në këtë fushë, në dëm të interesit publik të qytetarëve tanë.

Vetëvendosje ka listuar në vijim problemet:

1. Nga etapa e I-rë e licencave të dhëna me 2018 për prodhimin e energjisë solare me kapacitet prej 10MW dhe me çmim të garantuar (çmime nxitëse) prej 136.4 €/MW, 60% të tyre (6 nga 10MW) iu jepen kompanive “Birra Peja sh.a.”dhe “Frigo Food Kosovë”, pra të Devolli Group. Këto licenca janë dhënë për 12 vite.

2. Nga etapa e II-të e licencave për prodhimin e energjisë solare me kapacitet prej 20MW dhe me çmim të garantuar (çmime nxitese /feed-in-tariffs) prej 90.4 €/MW, (që po duan t’ia japin sot në mbledhjen e radhës të ZRrE), 85% të tyre (17 nga 20MW) do t’iu jepen kompanive si “VBS”, “VITA Energy”, “Devolli Group”, “Energy Development Group”, “Alsi & Co-Kosova” dhe “Building Construction”, të gjitha të Devolli Group. Këto licenca janë po ashtu për 12 vite.

3. Shumat e të hyrave që kompanitë e Devollëve do të përfitojnë nga këto licenca kapin vlerwn pwrfundimtare prej 36.1 Milionë € përgjatë 12 viteve.

4. I gjithë procesi i dhënies së licencave është bërë në mënyrë shumë jo-transparente. Për më tepër, njëherë janë dhënë licencat e para dhe më pastaj janë përcaktuar çmimet dhe kushtet e tjera të mbështetjes, gjë që ka bërë që shumë kompani të interesuara nuk kanë mundur të aplikojnë pa i ditur kushtet e aplikimit. Natyrisht, kushtet e ardhshme kane qenë të ditura për kompanitë e lidhura me pushtetin.

5. Çmimi i garantuar prej 105.73 €/MW (i kombinuar nga Etapa I dhe II) për 12 vitet e ardhshme është në kundërshtim të plotë me të gjitha trendet dhe zhvillimet në tregun e energjisë solare në Evropë dhe me gjerë. Me zbritjen e vazhdueshme të prodhimit të paneleve solare dhe avancimet në teknologjinë e ruajtjes së energjisë çmimi i prodhimit të energjisë elektrike pritet te këtë rënie të vazhdueshme.

6. Dhënia e këtij çmimi të garantuar prej 10.6 Cent/KwH për 12 vite është praktikë e monopolit dhe abuzimit me tregun. Në ‘Global Market Outlook 2019-2023’ të Solar Power Europe kosto për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli në vitin 2018 ka rënë rreth 18% nga viti në vit duke mundësuar çmimin prej vetëm 2 Cent amerikanë për kilovat.

7. Dhënia e licencave për prodhues solar përmes praktikave abuzive për një grup specifik, me pronarë specifik, pra Devolli Group dhe kompanive të tyre, me tarifa nxitëse të larta dhe jo-kompetitive në njërën anë, si dhe moslejimi e pengimi i instalimit të paneleve solare për vetkonsum të qytetarëve dhe bizneseve përmes pengesave të shumta administrative e procedurale nga KEDS, KesCo me ndihmën e ZRrE-s, godasin drejtpërdrejtë zhvillimin e tregut të lirë të energjisë në Kosovë, zhvillimin ekonomik, rritjen e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe për më tepër, e rëndojnë edhe me shumë koston e jetesës së qytetarëve duke i rritur në vazhdimësi tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët fundor.

Vetëendosje thekson se Bordi i ZRrE-së sot nuk duhet ta legalizojë këtë abuzim të madh me një fushë që do të duhej të ishte për interesin e publikut dhe me kushte të drejta për çdo investitor e veçanërisht për vetkonsum.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 qershor 2019 - Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Kryeministrit më mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së organozn konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Zyra e BE-së në Kosovë  në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, organizon konferencën “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike" gjatë së cilës do të publikohet raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Blerim Devolli, pronar i Kompanisë Dardafon. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë civile organizojnë protestën e shoqërisë civile në kundërshtim të Projektligjit për financim të subjekteve politike. (Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore së bashku me Ambasadën Franceze në Kosovë, organizon tryezën e rrumbullakët "Cilësia e Ajrit në Kosovë: Drejt Standardeve Evropiane". (Aleanca Franceze, Rruga Lah Nimani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Pasqyrave financiare të Ndërmarrjes Publike 'Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi dhe  shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga raporti i Auditimit të Performancës, Procesi i Menaxhimit të Grandeve dhe Subvencioneve në sektorin e bujqësisë. (Ndërteas e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, organizon shënimin e kësaj dite, e cila i dedikohet shërbimin civil në Republikën e Kosovës. (Amfiteatri i MAP-it, ora 10:30)

- Projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat organizon ceremoninë e përurimit të prodhuesit të parë të specializuar për fidanë në Kosovë 'Agrobora'. (Ferma Agrobora në Tërnovc të Skenderajit, ora 10:30)

- ADMOVERE promovon raportin 'Profesorët përballë ligjit' në të cilin mes tjerash, do të publikohen aktakuzat dhe kallëzimet penale, ku janë të përfshirë pjesëtarë të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ish ProCredit Bank, përballë komunës së vjetër, ora 11:00)

- Mbahet miniolimpiada për persona me nevoja të veçanta ku gjatë kësaj dite do të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive si dhe aktivitete të lira. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e aktivitetit tradicional të personave me nevoja të veçanta Miniolimpiada “Kosova 2019”, të organizuar nga Komiteti Paraolimpik i Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri, ora 11:00)

-