25 Prill 2024

Dështon shitja e hidrocentraleve në Shqipëri

Tiranë, 15 shtator - Katër hidrocentrale që mund t’i jepnin qeverisë rreth 100-150 milionë euro, nuk u shitën pasi në ankandin e tretë të kryer për shitjen e tyre nuk u paraqitën oferta, njoftoi Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Sokol Dervishaj.

Sipas tij, nga kompanitë e interesuara, asnjëra nuk paraqiti ofertë, por burime të mirinformuara thanë se disa oferta të paraqitura qenë “qesharake”.

“Ne do të njoftojmë rihapjen e këtij tenderi në një kohë që do jua bëjmë më dije shumë shpejt”, tha Dervishaj.

Qeveria synonte t’i shiste katër hidrocentralet me madhësi të përbashkët prej 80 MË me synimin për të arkëtuar një dorë të mirë parash që do të përdoreshin më pas për shpenzimet paraelektorale të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Por besueshmëria e qeverisë përballë investitorëve duket se ka rënë në zero.

Disa kompani prestigjioze austriake të interesuara për blerjen e 4 hidrocentraleve duket se janë tërhequr pasi nuk ka garanci se mund të marrin paratë e energjisë së prodhuar në rast se i blinin.

Situata aktuale financiare e qeverisë është shumë e vështirë. Deficiti buxhetor është në rritje dhe sistemi energjetik po shkon drejt kolapsit.  Sipas ekspertëve, KESH nuk ka para për të përballuar importet e energjisë dhe CEZ Shpërndarje ka ndërprerë importet prej disa kohësh për shkak të mungesës së likuiditetit.

Qeveria është në vështirësi gjithashtu, gjë që mund të përkthehet në një krizë dritash nga muaji nëntor apo dhjetor i këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)