26 Prill 2024

Deshton konferenca e donatoreve per energji te riperteritshme

Prishtinë, 13 dhjetor - Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) njofton publikun e gjerë mbi arsyen e vërtetë dhe të vetme të anulimit të konferencës së donatorëve për energji të ripërtëritshme, e cila ka qenë e paraparë të organizohet nga Banka Botërore dhe Komisioni Evropian.


KOSID ka siguruar një kopje të letrës zyrtare mbi anulimin e kësaj konference. Letra është dërguar nga Komisioni Evropian (Drejtorati për zgjerim) dhe nga Banka Botërore.

Në letër njoftohet Kryeministri i vendit që konferenca e paraparë e donatorëve për energji të ripërtërishme shtyhet për shkak të moszbatimit të masave që qojnë në mbylljen e termocentralit “Kosova A”. Madje në këtë letër kushtëzohet angazhimi i mëtejmë i të dyja institucioneve në sektorin e energjisë, me mbylljen pa asnjë vonesë të TC “Kosova A” (linku për letrën e KE dhe BB: http://www.kosid.org/wp-content/uploads/2012/12/New-Version-20121008-EC-WB-to-BB-postpone-conference-Annex.docx.pdf, http://www.kosid.org/wp-content/uploads/2012/12/Kosovo-Energy-Sector-Donor-Conference-in-Kosovo-on-November-13-2012.tif.pdf).

 

Në letër janë aneksuar edhe hapat specifik qe Qeveria e vendit duhet të ndërmerr për të pasur mbështetjen e mëtejme të Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore në fushën e energjisë. Disa nga këta hapa janë:


 

·       Tri grupet punuese të ngritura për qëllim të mbylljes së TC duhet të takohen dhe pajtohen mbi hapat specifik që qojnë kah mbyllja e TC dhe të njëjtat hapa duhet të miratohen nga përgjegjësit politik;

·       Njësitë A1 dhe A2 duhet të çmontohen menjëherë;

·       Detyrat e identifikuara në studimin e KE-së për mbylljen e TC “Kosova A” duhet të nisin së zbatuari menjëherë;

·       KEK-u duhet të ri-paraqes kërkesën për tarifa me skenarin që parashohin mbylljen e TC “Kosova A” në vitin 2017, dhe jo në vitin 2020;

·       Licencat për operim për TC “Kosova A” nuk guxojnë të lëshohen për periudhën pas vitit 2017;



KOSID shprehë zhgënjimin e thellë rreth dështimit të kësaj konferenca për t’u mbajtur në nëntor, si pasojë e neglizhencës së Qeverisë në përmbushjen e obiligimeve që dalin nga Traktati i Athinës (mbyllja e TC “Kosova A” në vitin 2017).

Një sjellje e tillë e qeverisë paraqet shantazh karshi zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit energjetik në vend dhe rrezikon tejmase furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike për qytetarët e vendit.

Vonesa e vjeljes së donacioneve përveç ndikimit direkt në mungesë të zbatimit të projekteve, ndikon negativisht edhe në punësimin e qytetarëve dhe zbehjen e kësaj fushe me potencial të lartë zhvillimi në sytë e investitorëve potencial.



Konferenca parashihej të mblidhte të paktën € 70 milion, të cilat do të investoheshin në projekte të efiçiencës së energjisë dhe në fushën e zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Kosovë.


 

KOSID fton Qeverinë e vendit që menjëherë dhe pa asnjë vonesë të filloj më zbatimin e kushteve të vëna nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore për mbështetje të mëtejme të fushës së energjisë në vend dhe zhvillimin pa vonesa të sektorit të eficencës së energjisë dhe energjisë së ripërtëritshme.

Po ashtu, i bëjmë thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të nxjerr tarifat nxitëse për prodhuesit e energjisë diellore, si dhe të detajoj tarifat nxitëse për prodhimin e energjisë me erë, me qëllim që donatorët potencial të kenë një pasqyrë më të qartë për ambientin e të bërit biznes në Kosovë në fushën e energjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)