25 Shtator 2021

Deri të enjten vazhdon moti i nxehtë dhe më vapë

Prishtinë, 2 gusht - Në parashikimi i motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së situata meteorologjike vazhdon të mbetet pothuaj e ngjashme me ditët e fundit të muajit korrik.

Kjo gjendje meteorologjik sipas IHK-së vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore.

"Në fushat barike nuk kemi luhatje të theksuara, kështu që kjo situatë termike do të vazhdoj deri ditën e enjte ku parashihen rënie të përkohshme të temperaturave maksimale", thekson IHK.

Përpos këtyre vlerave të larta të temperaturave maksimale, nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të cilat përpos reshjeve dhe shkarkimeve elektrike do të shoqërohen edhe me erëra lokale  të forta.

Temperaturat minimale mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të kenë ulje të lehta.

Minimalet ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale  e fortë.

 Apelohet te qytetaret që t’i respektojnë këshillat e Institutit Kombëtar te Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK).

Gjithashtu apelohet te qytetaret të mos ndezin zjarre, sepse zjarret mund të jenë aq të furishme sa mund të rrezikojnë jetët e njerëzve dhe kuptohet asgjësimin e mikrofaunës, pastaj zjarret mund ti dëmtojnë edhe sipërfaqet e  mbjellura me misër e që fatkeqësisht për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave ekstreme, kjo kulturë në shumë vende do të mbetet e pazhvilluar, duke zvogëluar rendimentet ose duke mos dhënë fare rendimente.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)