28 Mars 2024

Deri të enjten moti do te jetë me borë dhe me temperatura te ulëta

Prishtinë, 26 shkurt - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë se fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë ardhur nga viset polare do të jenë të qëndrueshme deri ditën e enjëte, duke mbajtur këtë situatë meteorologjike me mot  kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius.

Të enjtën aty ku paraqiten kthjellime, temperaturat mund të regjistrojnë vlera negative nën -10 gradë Celsius, por që këto vlera mund të arrijnë vetëm në orët e hershme të ditës.

Nga dita e premte e tutje. merkuri në termometër do të kaloj mbi vlerat e zeros, duke vazhduar  rritje dita –ditës.

Do të fryjë  erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi mbi 9m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)