29 Mars 2024

Deputetet e VV-së tentojnë të prishin takimin për privatizim të KEDS-it

Prishtinë, 6 korrik - Dy deputetet e “Vetëvendosjes”, Albulena Haxhiu dhe Albana Fetoshi kanë lëshuar një kimikat me aromë të keqe, duke penguar kështu mbajtjen e takimit të Komitetit Qeveritar për Privatizim ku duhej të prezantonte edhe përfaqësuesi i kompanisë që ka blerë Distribucionin e KEK-ut.

Me të filluar mbledhja, të pranishmit kanë filluar ta ndiejnë erën e pakënshme të krijuar në sallë, kurse dy deputetet e VV-së janë parë të dalin më herët nga takimi.

Më pas në sallë janë parë sigurimi i sallës, të cilët i kanë treguar në vesh ministrit Besim Beqaj lidhur me rastin.

Ministri i Ekonomisë, Besim Beqaj e ka quajtur këtë një akt të ulët dhe një formë e keqe e protestës.

“Femrave duhet t’iu vijë një aromë e mirë dhe jo të lëshojnë këso erëra të këqija. Kjo është një formë tejet e keqe e protestës”, tha ai me këtë rast. I pyetur nëse kanë gjetur ndonjë provë lidhur me këtë, ai nuk ka dashur të përgjigjet.

Pengimin e takimit e ka kunfirmuar ehde Lëvizja “Vetëvendosje”.

“Lëvizja “Vetëvendosje” e pengoi zhvillimin e këtij takimi, nëpërmjet bombolave kundërmuese, të cilat e pamundësuan qëndrimin e mëtutjeshëm të të pranishmëve në sallën e takimit”, thuhet në një komunikatë të VV.

Sipas saj, aksioni u ndërmor për shkak se “privatizimi i rrjetit të distribucionit dhe shpërndarjes së KEK-ut është një prej akteve më shqetësuese që ka ndërmarrë qeveria Thaçi”, ndërsa shitja e këtij aseti të rëndësishëm publik e dëmton rëndë ekonomikisht Kosovën, dhe secilin qytetar të saj.

“KEK-u është një ndërmarrje publike e ndërtuar dhe e mirëmbajtur nga populli i Kosovës përgjatë 50 viteve të fundit. Për ndërtimin, mirëmbajtjen, menaxhimin dhe zhvillimin e kësaj prone publike kanë paguar taksa, kanë derdhur djersën dhe kanë dhënë mundin dhe sakrificën e tyre me qindra mijëra qytetarë të Kosovës”, thotë “Vetëvedosje”.

Sipas saj, kjo ndërmarrje duhet të mbetet publike sepse furnizimi me energji elektrike është kusht themelor për mirëqenien e qytetarit dhe të shoqërisë.

“Nga procesi i privatizimit në Kosovë kanë humbur vendet e tyre të punës mbi 70,000 punëtorë. Nga i njëjti proces, sot me mijëra punëtorë punojnë në kushte të mjerueshme të punës, me orare të stërzgjatura, me kontrata të shkurtra dhe me rroga minimale, ndërkohë që llogaritë personale të pushtetarëve që kanë drejtuar këto procese kanë ardhur duke u fryrë vazhdimisht. Me privatizimin e KEK ut qeveria Thaçi po kryen krimin ekonomik të radhës”, thuhet në komunikatë.

Lëvizja “Vetëvendosje” thekson se si forcë politike do të protestojë për të ndalur privatizimin, do tDeputetet e VV-së e prishin takimin për privatizim bashkëpunojë gjerësisht me qytetarët, punëtorët e grupet e interesit, do ta hetojë këtë proces, si nga ana proceduriale, ashtu edhe nga ana politike - dhe nuk do ta respektojë këtë privatizim kur të vijë në pushtet.

“Qëllimi ynë do të jetë zhbërja e privatizimit, në rast se ky ndodh, por edhe e dënimit ligjor të cilësdo shkelje, padrejtësie, dëmtimi apo vjedhje që i bëhet popullit të Kosovës dhe aseteve e pasurive strategjike që publiku zotëron”, përfundon komunikata.

Ky veprim vjen pas debatit të ashpër të zhvilluar dje në Kuvedin e Kosovës lidhur me privatizimin e resurseve të KEK-ut, derisa lideri i VV-së, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të bëjnë çdo gjë që të pengojnë këtë proces.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)