13 Dhjetor 2019

Dënohet dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve protestues në komunën Shtërpcës

Prishtinë, 9 tetor - Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar ashpër dhe dënojnë dhunën e ushtruar nga Policia e Kosovës ndaj qytetarëve të Bitisë së Poshtme, të cilët po protestonin kundër ndërtimit  të hidrocentraleve të vogla në lumin Lepenc, të cilat do të kenë ndikim të vazhdueshëm negativ në mjedisin jetësor dhe mirëqenien e banorëve të kësaj ane.
 
E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese andaj protestat e qytetarëve në mbrojtje të lumenjve dhe ambientit jetësor janë të ligjshme dhe demokratike. Urdhri për intervenim të policisë ndaj protestuesve është sulm i drejtpërdrejtë ndaj parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut.
 
Qytetarët e komunës së Shtërpcës, pa dallim etnie, që nga viti 2015 vazhdimisht kanë protestuar për mbrojtjen nga veprimet e dëmshme ndaj resurseve ujore (lumenjve) në pellgun e lumit Lepenc, respektivisht devijimin e ujërave që rezulton në mungesë të tij për nevoja të bujqësisë, në rrezikshmëri të humbjes së ujit të pijes nga puset dhe bunarët, në rrezikshmëri më të lartë ndaj erozionit dhe vërshimeve, në humbje të mundësive për zhvillim social-ekonomik dhe mjedisor, etj.  Këta qytetarë vazhdojnë të protestojnë sepse nuk ishin konsultuar fare gjatë fazës së planifikimit të hidrocentraleve edhe pse korniza ligjore ua garanton një gjë të tillë.

Këto organizata konsiderojn së është e papranueshme që deri më sot, asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk i ka trajtuar me seriozitet dhe sipas ligjit kërkesat e qytetarëve të asaj zone, dhe po ashtu as protestat e kërkesat e qytetarëve të Deçanit, Pejës e Kaçanikut.
 
"Ne kërkojmë urgjentisht nga institucionet përgjegjëse që të adresohet kjo përgjegjësi për përdorim të tepruar të forcës policore. Përdorimi i dhunës gjatë ditës së djeshme tejkalon kufijtë e forcës së nevojshme për reagim nga policia, pasi që forcë e tepruar u përdorë edhe ndaj fëmijëve 7 muajsh, në krahët e nënave, e deri te të miturit 17 vjeçar."
 
"I bëjmë thirrje Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit që menjëherë të fillojnë procedurat hetimore kundër zinxhirit komandues dhe urdhërdhënësve për përdorimin e forcës së tepruar mbi fëmijët dhe qytetarët e Bitisë së Poshtme. Po ashtu ftojmë Prokurorin e Shtetit që të fillojnë me hetimin e të gjithë projektit për ndërtimin e hidrocentralit në fjalë por dhe hidrocentraleve të tjera në këtë lum" , thuhet në reagim.
 
Deri më tani, në Kosovë janë 13 hidrocentrale aktive, ndërsa planifikohen të ndërtohen edhe mbi 100 hidrocentrale të vogla, kryesisht në hapësira brenda parqeve nacionale. Institucionet kompetente: Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Zyra e Rregullatorit për Energji dhe komunat përkatëse  deri më sot nuk kanë marrë asnjë veprim për të adresuar kërkesat dhe ankesat e qytetarëve dhe po ashtu nuk kanë ofruar asnjë argument ligjor dhe të qëndrueshëm për qytetarët dhe publikun në përgjithësi rreth ligjshmërisë së ndërtimit dhe operimit të këtyre hidrocentrale, duke e cenuar në vazhdimësi parimin e transparencës në vendimet që prekin interesin e përgjithshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 dhjetor 2019 - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror organizon konferencë nacionale për të diskutuar për situatën e strehimit familjar në Kosovë, për të arriturat, sfidat dhe planet e ardhshme për të zhvilluar me tutje këtë shërbim për fëmijët pa përkujdesje prindërore. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon takim vjetor informues për përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, përpiluesit e plan-programeve të hulumtimit, përpiluesit e projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit. (Salla e madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike, ora 10:00)

- Instituti Columbus organizon tryezë diskutimi me temë "Efekti i korrupsionit tek qytetarët: Diskutimi i fondit për trjatimin e pacientëve jashtë institucioneve publike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon konferencë informuese për zhvillimin e sektorit privat ku do të behet edhe ndarja e mirënjohjeve për “Ndërmarrjet me të suksesshme të vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Demokraci Plus në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer organizon konferencën lidhur me Procesin e Berlinit dhe obligimet për Sundim të Ligjit dhe Mirëqeverisjen. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Ministrinë e Mbrojtjes, për të shënuar  një vjetorin e miratimit të tri Ligjeve, Ligjin për Forcën e Sigurisë, Ligjin për Shërbimin në FSK dhe Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. (Ministria e Mbrojtjes, ora 11:00)

- Komuna e Istogut organizon diskutim publik me qytetar për projekt rregulloren komunale për taksa, ngarekesa dhe gjoba. (Ndërtesa e Komunës së Istogut, ora 11:00)

- Ekipi i Kombëve të Bashkuara në Kosovë së bashku me Klubin Ndërkombëtarë të Prishtinës  organizon panairin e festave të fundvitit. (Ndërtesa e Termokiss në Dardani, ora 12:00)

- Nxënësit finalistë nga e gjithë Kosova të klasave 3-12 do të konkurrojnë në garën e katërtë vjetore Po-e-Zë. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

 - Muzeu Kombëtar i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës me fotografi 'Bukuria e betonit' nga autori Etienne Rémond. (Muzeu Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri në detyrë Haradinaj, në përvjetorin e rënies së dëshmorit dhe heroit Mujë Krasniqi, bën homazhe dhe vendos kurora lulesh te shtatorja e heroit. (Klinë, ora 13:00​)

- Hapet panairi “Punimet artizanale përtej kufijve” i organizuar për nder të festave të fundvitit, në kuadër të projektit ndërkufitar Kosovë - Maqedoni Veriore, “Ndërtimi i konkurrencës përmes bashkëpunimit dhe inovacionit: Qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale’’. (Restorant ‘’Planet’’ në Gjilan, ora 14:00)

- Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezë diskutimi me temë: “Ligjërisht (t’pa) diplomuar?” e cilan mbahet me qëllim të diskutimit rreth problemit të verifikimit të diplomave të studentëve të cilët kanë ndjekur studimet pranë Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Projekti Climate 4 Change, i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze dhe nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizon një debat politik - publik në të cilën do të diskutotohet për klimën. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 17:00)

- Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, organizon një pritje e cila si qëllim ka promovimin e djathit të Sharrit. (Rezidenca e Francës në Arbëri, ora 17:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon shfaqjen e dokumentarit “Java Kundër Korrupsionit 2018”.  (Modelarium i Fakultetit te Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, ora 18:00)