26 Nëntor 2020

Delegacioni lartë nga Departamenti Energjisë të SHBA viziton KEK-un

Prishtinë, 21 tetor - Një delegacion i lartë nga Departamenti Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizitoi Korporatën Energjetike të Kosovës.

Delegacioni 15 anëtarësh i udhëhequr nga Matthew Zais, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit Kryesor të Departamentit të Energjisë, është pritur dhe shoqëruar nga z. Luigj Imeri, u.d. Kryeshefit Ekzekutiv se bashku me menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Imeri informoi delegacionin rreth proceseve nëpër të cilat po kalon KEK-u, aktiviteteve, investimeve dhe rezultateve të arritura operuese dhe mjedisore përkundër sfidave të moshës së termocentraleve.

Gjatë vizitës në Termocentralet “Kosovën A” dhe “Kosova B” delegacioni u njoftua me punët dhe aktivitetet të cilat janë duke u bërë, rezultatet të cilat janë arritur në ngritjen e besueshmërisë dhe stabilitetin e prodhimit të energjisë si dhe përmirësimet mjedisore të bëra duke pasur si objektiva kryesore sigurinë energjetike të vendit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)