09 Shkurt 2023

Del në konsultim publik Ligji për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë

Prishtinë, 8 dhjetor - Ministria Ekonomisë ka njoftuar se në platformën e konsultimeve publike ka dal në konsultim publik Ligji për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).

Ligji i BRE-ve përcakton promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë në Republikën e Kosovës, me qëllim të rritjes së përdorimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme dhe bashkëprodhimit në sektorin e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ftohjes dhe sektorin e transportit, me qëllim të përmbushjes së nevojave për energji, rritjes së sigurisë së furnizimit, përmirësoj mbrojtjen e mjedisit, si dhe ofrimit të përfitimeve sociale dhe shëndetësore dhe promovimit të mundësive të barabarta punësimi në sektor të energjisë.

Përmes këtij ligji do të mundësohet zhvillimi i kapaciteteve të BRE me procedurë konkurruese, transparente dhe jo diskriminuese.

Ky ligj pjesërisht transpozon Direktivën (BE) 2018/2001 për Promovimin e Përdorimit të Energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme, miratuar me Vendimin  (2021/14/MC-EnC)  të  Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë.
 
Ministria e Ekonomisë  e vlerëson shumë konsultimin me palët e interesit. Prandaj, kontributi juaj paraprak me shkrim do të jetë shumë domethënës dhe përmbajtjesor. Ministria e Ekonomisë mbetet e përkushtuar që kontributin tuaj përmes komenteve dhe sugjerimeve të ofruara t’i përfshijë brenda Ligjit.

Afati përfundimtar i dorëzimit të kontributit me shkrim në kuadër të procesit të konsultimit të Ligjit për Promovimin e Përdorimit të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë është 15 ditë pune nga momenti i publikimit.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)