28 Mars 2024

Cilësia e ajrit këto dy ditë do të jetë relativisht e mirë

Prishtinë, 2 janar - Në parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se  do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 - 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s.

Kushtet biometeorologjike të motit sipas IHK-se do të jenë relativisht të mira, pasi që cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë, por do të ketë periudha, kur cilësia e ajrit do të shënoj vlera të pashëndetshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)