01 Prill 2020

Çiklistët marshojnë kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë

Prishtinë, 23 shkurt - Në kuadër të projektit “Çiklo Sigurt Prishtinë”, çiklistë, ambientalistë dhe qytetarë të ndryshëm marrin pjesë në marshin e çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Pikë nisja do të behët nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës deri të Parku i Gërmisë.

Projekti “Çiklo Sigurt Prishtinë” është pjesë e projektit "Empower - Engage - Build Ownership", financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë European Union Kosovo, mbështetur nga Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy (INDEP) dhe implementuar nga Klubi Alpin Prishtina. 

Çiklistët janë të shqetësuar për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Prishtinë, që vjen edhe si rrjedhojë e dominimit të mjeteve motorike në rrugët e kryeqytetit.

Përveç kushteve minimale të infrastruktrës dhe sigurisë së dobët për komunitetin e çiklistëve, çiklistët tani përballen edhe me ajër të pashëndetshëm (në kushtë të tilla të cilësisë së dobët të ajrit nuk rekomandohet të çiklohet).

Marshi ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë drejt përdorimit të transportit të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin - Biçikletës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Prill 2020  - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Zyra e Presidentit, Prishtinë, ora 10:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e LDK-së,  Isa Mustafa. (Zyra e Presidentit, ora 10:30)

- Instituti i Medies i Kosovës mban konferencë për medie në lidhje me masat e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur sektorin privat të bizneseve për masat diskriminuese të Qeverisë ndaj mediave private te Kosoves. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. (Zyra e Presidentit, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për media me temë "AKB reagon pas vendimit për zëvendësimin e taksës me masa reciprociteti'. (Zyret e AKB-ës, ora 13:00)