25 Prill 2024

CEZ padi ndërkombëtare shtetit shqiptar

Tiranë, 8 shkurt - Kompania eneregjitike shtetërore e Çekisë, CEZ, ka deklaruar se do të ngerjë një padi ndërkombëtare arbitrazhi ndaj shtetit shqiptar, duke pretenduar se nuk ka mbrojtur investimet e kompanisë.

Autoritetet shqiptare i hoqën licensën e shpërndarjes CEZ-it muajin e shkuar me arsyetimin se kishte prerë energjinë elektrike në disa rajone të vendit. Tirana zyrtare ka fajësuar CEZ për ndërprerjen e energjisë në disa stacione ujësjellësi, ndërkohë që CEZ tha se ishte e detyruar të priste energjinë për shkak të faturave të papaguara.

\"CEZ sot informoi zyrtarisht qeverinë shqiptare për planin e saj për të nisur një padi ndërkombëtare arbitrazhi për mosmbrojtjen e investimit të CEZ Shpërndarje\", thuhet në një deklaratë të kompanisë më të madhe në Europën Qendrore.

\"CEZ pret që të mbulohen të gjitha dëmet e pësuara në bazë të ligjeve ndërkombëtare\", shton kompania, duke cituar një marrveshje çeko-shqiptare për mbrojtjen e investimeve.

CEZ pagoi 102 milion Euro në vitin 2009 për të marrë në kontroll shpërndarjen e energjisë elektrike në Shqipëri.

Çekët pretendojnë se CEZ Shpërndarje ka pësuar humbje të konsiderushme, sepse pothujase gjysma e konsumatorëve nuk paguanin energjinë, por ashtu si edhe disa institucione shtetërore.

Vetëm gjatë vitit të shkuar kompania pretendon se ka humbur 190 milion Euro, duke akuzuar autoritet shqiptare për refuzimin e kërkesës për rritjen çmimit të energjisë elektirke dhe mbledhjen e faturave të papaguara.

Qeveria shqiptare nga ana tjetër akuzoi CEZ për dështim në investimin e saj dhe krijimin e pengesave në importimin dhe shëprndarjen e energjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)