19 Prill 2024

Calik Limak sot merr nën menaxhim Distribucionin e KEK-ut

Prishtinë, 3 maj - Nga sot kompania turke “Kosovo Çalik Limak Energy” dot ta merr nën menaxhim Distribucionin dhe Furnizimin e Korporates Energjetike të Kosovës (KEK).

Një nga kushtet që ka, është që ta bëjë pagesën e transaksionit madje shumën e tërë dhe jo me rata, të cilën, nëse i referohemi shoqërisë civile, “Kosovo Çalik Limak Energy” as nuk është duke e bërë.

Aktivistë të saj, pohojnë se kompania nuk po mendon ta bëjë pagesë pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për mosngritje të çmimit të energjisë. Përkundër kësaj , ata paralajmërojnë se, në asnjë mënyrë, nuk do të lejojnë ngritje të çmimit të energjisë.

Në anën tjetër, në ZRRE nuk e pranojnë se kanë ndonjë presion, përderisa zyrtarët e Kompanisë Kosovare për Distribuim edhe Furnizim me Energji nuk tregojnë nëse është bërë ende ndonjë pagesë apo jo.

Ndryshe Konzorciumi “Limak-Calik” nga Turqia ka ofruar çmimin më të lartë prej 26 milionë e 300 mijë euro dhe është shpallur ofertuesi i preferuar për privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Kompania Limak ka koncesionuar edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për 20 vite.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)